09,10,2024

Kryetari Svarqa mori pjesë në konferencën për rolin e shoqërisë civile kundër ekstremizmit

Must Read

Sot në Hotel Emerald afër Prishtinës u mbajt konferenca për rolin e shoqërisë civile kundër ekstremizmit të dhunshëm, organizuar nga Security Policy Research Center – SPRC. Në konferencë morën pjesë ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie, ministrat Skënder Hyseni, Dhurata Hoxha e Arsim Bajrami, kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare nga disa komuna të Kosovës.

Me këtë rast kryetari Svarqa pati një takim të shkurtër me ambasadorin Delawie dhe me ministrin Hyseni.

Konferenca u organizua pas trajnimeve që po mbahen në Pejë, Mitrovicë Jugore, Gjilan, Ferizaj dhe Kaçanik. Pjesëmarrësit e komunave të zgjedhura po trajnohen në bazë të Strategjisë nacionale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmin që
shpie në terrorizëm 2015-2020 dhe sipas planit të saj të veprimit.

Në këtë konferencë ambasadori Delawie tha se familja, shoqëria dhe prijësit fetarë janë ata që kanë rolin kryesor për luftimin e ekstremizmit fetar. Ai u shpreh krenar për partneritetin e fuqishëm në mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, në luftën kundër ekstremizmit.

17028662_10210123364898948_1115920352_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img