15,10,2024

Kryetari Svarqa inspektoi KRU “Bifurkacioni”

Must Read

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa me bashkëpunëtorë dhe me zyrtarë të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, qëndroi sot në kompaninë rajonale të ujësjellësit “Bifurkacioni”, për të parë nga afër funksionimin, arritjet dhe sfidat aktuale, afatshkurtra dhe afatgjata të kësaj kompanie.

Kryeshefi i KRU “Bifurkacioni” Nazif Asllani, njoftoi se aktualisht punët për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në Greme kanë ngecur, për shkak të vështirësive që ka pasur kompania kontraktuese rreth çështjeve pronësore. Kurse për ujësjellësin e Bibajt dhe Fshatit të Vjetër tha se kanë përfunduar shumica e punimeve, por edhe këtu ka probleme me shpronësimet.

Kryeshefi Asllani bëri të ditur përgatitjet për fillimin e rehabilitimit të rrjetit të ujësjellësit në Nerodime. Ai njoftoi se, me mbështetjen e qeverisë zvic16807630_1440814525953366_2715720498135076542_nerane, do të bëhet ndërrimi i tubit kryesor që del nga fabrika e ujit në Pleshinë, fillimisht në gjatësi 800 metra, gjë që do të kontribuojë në uljen e humbjeve të ujit. Sipas planit të biznesit për këtë vit, planifikohet që humbjet e ujit të ulen për 47 për qind. Gjatë këtij viti – theksoi z. Asllani, qeveria zvicerane do të fillojë zbatimin e fazës së gjashtë të mbështetjes në Kosovë, kurse KRU “Bifurkacioni” planifikon të përfitojë zgjerimin e kapaciteteve të fabrikës aktuale së paku edhe për 100 litra ujë në në sekondë.

 

Udhëheqja e “Bifurkacionit” po ashtu njoftoi se gjatë vitit të kaluar shkalla e inkasimit për ujin e shpenzuar ka qenë 81 për qind, ndërkohë që objektivi është arritja e 90 për qind të arkëtimit. Arkëtimi më i ulët është nëpër fshatra, ku rëndom më shumë para merr energjia elektrike për funksionin e pompave, se sa që paguajnë banorët për ujin e shpenzuar.

Kryetari Svarqa përgëzoi stafin e KRU “Bifurkacioni” për rritjen e shkallës së inkasimit, për planet ambicioze rreth ndërtimit të ujësjellësve dhe rritjes së kapaciteteve të përpunimit. Ai i premtoi mbështetje të gjithanshme të gjitha përpjekjeve për finalizimin e projekteve të ujësjellësve në Gaçkë, Greme, Bibaj, Fshat të Vjetër etj. dhe për të gjitha projektet që kanë për qëllim rritjen e sasisë së ujit dhe përmirësimin e shërbimeve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img