26,06,2024

Kryetari Svarqa inkurajon nxënësit për të ndjekur shkollat profesionale

Must Read

Ferizaj.25.08.2017. Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, qëndroi sot në shkollën teknike “Pjetër Bogdani”, ku nxënësit po testoheshin në afatin e dytë të testit të arritshmërisë. Vizita u bë për t’i inkurajuar dhe motivuar nxënësit që t’i ndjekin shkollat profesionale, të cilat ofrojnë mundësi më të mëdha për konkurrencë në tregun e punës.

“Jemi të interesuar që interesimin e të rinjve ta kthejmë kah aftësimi profesional, kah profilet që janë më të kërkuara, sidomos që nxënësit t’i ndjekin profilet e shkollës së bujqësisë, në mënyrë që të nxjerrim të rinj konkurrentë në tregun e punës”, u shpreh kryetari i Ferizajt.
Kryetari Svarqa pastaj vizitoi ambientet e shkollës teknike, për t’u njohur me përgsatitje për fillimin e vitit të ri shkollor. Drejtori i shkollës Isuf Çalaj, bëri të ditur se sivjet shkolla “Pjetër Bogdani, është më e përgatitur se viteve të mëparshme.

“Kemi pasur fat ta marrim një projekt nga Austria, në formë pajisjesh për punë praktike, si frez, torno dhe një pjesë të robotizmit për profilin e ri që e kemi hapur, kështu që gati 80 për qind e praktikës mund të kryhet brenda objektit shkollor. Mirëpo, ne kemi marrëveshje me kompani private dhe çka nuk mund ta realizojmë këtu, mund ta bëjmë gjetiu, kryesisht në vegeltore”, tha Çalaj.

Ndërsa kryetari Svarqa u befasua me pajisjet e shkollës teknike, të cilat mundësojnë përgatitje cilësore profesionale të nxënësve

“Përshtypja ime për përgatitjen e kësaj shkolle ishte e jashtëzakonshme. Nuk isha i njohur me ato që ofron shkolla teknike dhe për pajisjet që ka, sidomos ato të robotikës. Kjo tregon seriozitetin e stafit menaxherial dhe personelit të shkollës për të krijuar kushte pune që mundësojnë kualifikime konkurrente në tregun e punës”, tha kryetari Svarqa

Shkolla teknike e Ferizajt përgatit operatorë makinash me dirigjim kompjuterik, njohës të informatikës, të telekomunikacionit, pastaj instalues të ngrohjes, instalues të ujit, instalues elektrik, metalpunues, mekanik makinash etj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1639 semimaturantë hyjnë në pjesën e parë të Testit të Arritshmërisë

Përfundimi i vitit shkollor në ciklin e arsimit fillor ka për qëllim që të testoj njohuritë e fituara gjatë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img