Lajme

Kryetari që kursen shtetin, harxhon vetëm 12 euro e 80 cent

By FerizajPress

July 01, 2018

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri si çdo javë tjetër po vazhdon me publikimin e shpenzimeve të zyrës së tij. Ai këtë javë ka shpenzuar një shumë minimale të cilën një person mund ta shpenzojë gjatë ditës, transmeton Indeksonline. Tahiri ka harxhuar vetëm 12 euro e 30 cent. “Në kuadër të Zyrës së kryetarit të Komunës, prej datës 25 deri më 29 qershor, janë këto shpenzime nga kategoria mallra dhe shpenzime: shpenzimet e Kryetarit 12.80 euro”, thuhët në një njoftim, transmeton Indeksonline. Tahiri që nga ardhja në krye të komunës për çdo javë publikon shpenzimet e tij. Ai bënë të ditur se vazhdimisht do të bëjë publike të gjitha shpenzimet e Zyrës së kryetarit të Komunës, por edhe shpenzimet e Komunës në përgjithësi./Indeksonline/