21,12,2025

Kryetari Aliu në minutat e para të vitit të ri viziton institucionet e sigurisë dhe ato shëndetësore

Must Read

Ferizaj.  01.01.2018. Kryetari Aliu në minutat e para të vitit 2018, vizitoi institucionet e sigurisë dhe shërbimeve shëndetësore.

Në ndërrimin e motmoteve, kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka vizituar institucionet e ndryshme publike të këtij qyteti.
Me këtë rast Aliu ka vizituar pjestarët e FSK-së në Qendrën e Stërvitjes dhe Doktrinës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Ferizaj.
Aliu  ka thënë  se në këto çaste të  dërrimit të motmoteve  po i ndanë së bashku me të gjithë punëtorët, të cilëve nata më e hareshme e vitit u ka qëlluar edhe natë pune..
Kryetari i Komunës së Ferizajt, më tej ka vizituar edhe drejtuesit e Policisë së Kosovës nga ku ka vazhduar  vizitën e tij edhe në Brigadën e Zjarrfikësve të Ferizajt, ku në prag të ndërrimit të moteve, në punë kishin qëlluar  zjarrfikës, të cilët po festonin në vendin e tyre të punës.
I pari i qytetit të Ferizajt, vizitën e tij, e përfundoi në institucionet shëndetësore  te Ferizajt

Policia e Kosovës, zjarrëfikësit, mjekët dhe infermierët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Spitalit Rajonal si dhe Forca e Sigurisë së Kosovës janë kurdoherë në nivel të detyrës për të garantuar siguri dhe shërbime efikase ndaj qytetarëve.

      

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img