Kryetari i klubit KF Ferizaj, Mustafë Grainca përmes një postimi në rrjetin social ka bërë të ditur se pas sukseseve në klubin e futbollit “Ferizaj” kanë filluar edhe investimet në përmirësimin e kushteve për lojtarët.
Sipas Graincës përmirësimet në kushte kanë filluar që nga zhveshtorja e klubit por ato do të vazhdojnë me qëllim që lojtarët të ndihen më komond edhe brenda lokaleve të klubit.
Grainca ka shtuar se investimet do të shtrihen edhe në përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve për tifozerinë
“Krahas sukseseve që po shënon klubi ynë i zemrës, nga sot shënuam, fillimin e modernizimit të infrastrukturës për futbollistët tanë. Së shpejti do të kemi edhe investime tjera infrastrukturore, në funksion te përmirēsimit të kushteve për tifozerin tonë.Vazhdojmë” ka shkruar Grainca.