25,01,2026

Kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa ngushëllon familjen Ilazi

Must Read

Kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi familjes se Ilaz Ilazit, ne te cilin shkruan:

E nderuar familje Ilazi,

Sapo u ktheva nga një udhëtim zyrtar disaditësh jashtë Kosovës, me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen e të dashurit tuaj dhe personalitetit të çmuar ferizajas z. Ilaz Ilazi.
Ferizajasit do ta kujtojnë me respekt veprën e z. Ilaz Ilazi gjatë ushtrimit me sukses të shumë veprimtarive të rëndësishme shoqërore, politike dhe ekonomike. Ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e re të komunës sonë dhe më gjerë.
Shpreh bindjen se kujtimi për të do të jetojë gjatë në mendjen e ferizajasve, ndërsa familjes, të afërmve dhe miqve të z. Ilaz Ilazi, u shpreh ngushëllimet më të thella.
Muharrem Svarqa
Kryetar i Ferizajt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata në Ferizaj

Ferizaj, 24.01.2026 Me datën 24.01.2026, rreth orës 17:30, patrulla e policisë, në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj, ka ndaluar dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img