28,04,2024

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu uron fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit

Must Read



Të dashur bashkëqytetarë, motra e vëllezër të besimit islam!

Edhe pak orë na ndajnë nga muaji i madhërishëm, muaji i sakrificës, mëshirës dhe solidaritetit ndërnjerëzor, muaji i shenjtë i Ramazanit, ku agjërimi e devotshmëria është prova e dashurisë ndaj Krijuesit dhe në të cilin muaj, njerëzimit iu dhurua Kryelibri çelës i jetës, fjala e Zotit, Kur’ani famëlartë.

Nga thellësia e zemrës, unë dhe familja ime ju urojmë agjërim të lehtë e të pranueshëm, më shumë dashuri mes njëri-tjetrit, begati në sofrat tuaja dhe devotshmëri ndaj Krijuesit. Paqja e dashuria qoftë mbi çdo trup e mendje në këto ditë të bekuara të Ramazanit!

Me fat!



- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj fiton Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave

Ferizaj është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, pasi mposhti në finale Istogun me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img