10,09,2025

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu priti në takim Komandantin e ri të Kampit Ushtarak “Bondsteel”, kolonelin Roy Macaraeg

Must Read

Paraditen e sotme, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili pritën në takim Komandantin e ri të bazës ushtarake amerikane “Bondsteel”, Kolonel Roy Macaraeg, shoqëruar nga stafi i tij dhe drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, nënkolonelin Gazmend Hoxha me stafin e tij.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Ferizaj, angazhimet e organeve të sigurisë dhe autoriteteve lokale në garantimin e një ambienti të qetë dhe stabil për gjithë qytetarët si dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes institucioneve gjegjëse.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu njoftoi Komandantin e Bondsteel-it, kolonelin amerikan Macaraeg me aktivitetet e institucionit të Komunës në fushën e sigurisë si dhe masat që janë ndërmarr në këtë drejtim.

Poashtu, edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha e informoi ushtarakun e lartë amerikan, me situatën e sigurisë në këtë rajon si dhe me punën e angazhimet e policisë në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve për krijimin e ambientit të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët në zonën e përgjegjësisë të Rajonit të Ferizajt dhe më gjerë.

Koloneli Macaraeg në karrierë diplomatike u diplomua në Universitetin e Havajit në Manoah, për të vazhduar në ngritje dhe shkollime të mëtutjeshme në master dhe më pas në Master të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare në Kolegjin Kombëtar të Luftës, i cili është pjesë e Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së në Uashington.

Funksioni i tij i parë ushtarak ishte në bazën e Ushtrisë Amerikane të Spirhed në Kuvajt, pastaj shërbeu në Byronë e Gardës Kombëtare dhe gjithashtu punoi në Pentagon, ku pasi mori gradën e kolonelit, ai ishte një nga pesë sekretarët ushtarakë të Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara.

Koloneli Roy J. Macaraeg, komandën e bazës më të madhe ushtarake të KFOR-it në Bondsteel e mori një muaj më parë, duke e zëvendësuar kolonelin tjetër Nick Ducich

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img