25,07,2025

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu njofton se nesër fillojnë punimet për ndërtimin e Spitalit të ri Rajonal në Ferizaj

Must Read

Të dashur bashkëqytetarë!

Odisejada me ndërtimin e Spitalit të ri Rajonal në Ferizaj po merr fund. Siç jam zotuar, edhe ky projekt po merr rrugën e duhur, projekt ky që e kam nisur nga viti 2013. Arritëm të tejkalojmë një betejë të gjatë ligjore e politike. Arritëm të bëjmë zgjidhjen përfundimtare që qytetarët të kenë Spitalin e ri Rajonal.
Fillimi i ndërtimit të Spitalit të ri Rajonal në Ferizaj është çështje orësh. Sot është lëshuar edhe leja ndërtimore për këtë vepër të rëndësishme publike. Nesër do të vendosim gurthemelin e këtij investimi.
Falënderoj të gjithë akterët e nivelit lokal dhe qendror që me durim të pakursyer, angazhim e besim në këtë projekt arritëm t’ia dalim.

Urime gjithë qytetarëve të Ferizajt!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj në rrugë të gjelbërimit: Projekte mjedisore në zhvillim dhe plane për të ardhmen

Ferizaj, 24 Korrik 2025 — Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, ka nisur një sërë projektesh...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img