27,11,2024

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu jep shembullin e barazisë, ka pronën e regjistruar bashkë me bashkëshorten

Must Read

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu si rrallë persona publik, ka bërë publike certifikatën e pronësisë së pasurisë së tij, në të cilën figuron prona e regjistruar bashkërisht si pronësi e përbashkët me bashkëshorten e tij.

Aliu kështu ka bërë një hap që pakkush, apo thuajse askush në Kosovë nuk e ka bërë.

Ai thotë se ka për qëllim barazinë gjinore, gjegjësisht të drejtat e grave në pronë dhe trashëgimi, si bazë e fuqishme për pavarësinë e tyre dhe tregues i emancipimit shoqëror.

Ndërsa nga të dhënat në këtë komunë, shumë çifte kanë bërë të njëjtin veprim. Është i madh numri i atyre që kanë deklaruar bashkëpronësi në çift.

Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale, i kanë propozuar Qeverisë së Republikës së Kosovës në fillim të vitit 2016 miratimin e udhëzimit administrativ për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët, në emër të dy bashkëshortëve, pa pagesë.

Qeveria e ka miratuar këtë iniciativë duke e parë si faktor të rëndësishëm inkurajimin çifteve të reja që nga fillimi i krijimit të pronës ta gëzojnë të drejtën e regjistrimit të pronës në emër të dy bashkëshortëve, e drejtë që është e garantuar me Kushtetutën e Kosovës dhe me ligjet në fuqi.

Ndonëse udhëzimi administrativ i vitit 2016 i liron nga pagesa çiftet bashkëshortore që i regjistrojnë pronat për herë të parë, ka dallime në mënyrat se si komunat e kanë adaptuar këtë të fundit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img