Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, gjatë ditës së sotme ka vizituar familjen e Enver Xhoklit i cili është kthyer nga trajtimi shëndetësor para pak ditësh.
Me këtë rast Aliu ka thënë se Enverit dhe familjes së tij, sikurse nga dita e parë e deri më tani, edhe në ardhmen e afërt do t’i qëndrojmë pranë, për mirëqenien e tij dhe familjes, duke i siguruar mbështetjen për zgjidhjen e përhershme të banimit.
Këtë kryetari Aliu e ka bërë të ditur përmes rrjetit social facebook.
Ky është postimi i tijë i plotë.
Sot, vizitova familjen Xhokli, ku gëzimplotë na priti Enveri, i kthyer tashmë nga trajtimi shëndetësor, pas lën dimit të rë ndë që mori nga shpërthimi në njërin nga restaurantet e Ferizajt në Janar të këtij viti.
Enverit dhe familjes së tij, sikurse nga dita e parë e deri më tani, edhe në ardhmen e afërt do t’i qëndrojmë pranë, për mirëqenien e tij dhe familjes, duke i siguruar mbështetjen për zgjidhjen e përhershme të banimit.

Edonin e vizitova ditë më parë, ai gëzon shëndet të mirë sikurse edhe Fidani që u kthye ditë më parë nga trajtimi shëndetësor jashtë shtetit e që aktualisht po trajtohet në QKUK.
I lumtur që ndava momente gëzimi pranë familjes Xhokli, fëmijëve të mrekullueshëm të Enverit, që të gëzuar se babai, familjari i tyre u kthye shëndosh e mirë, ishin falënderues për të gjitha përpjekjet e bëra për shërimin e tij.
