Ngjyrat e Kombëtares Shqiptare, kanë një yll të ri që premton shumë. Është ferizajasi, Ylber Ramadani i cili energjinë e elanin rinor e ka ndarë mendjen ta zbraz në fitoret e kuq e zinjve në fushën e blertë. E mbështetës i karrierës së tij, vullnetit për ta kapërcyer çdo sfidë për të ngritur sa më lartë flamurin e fitoreve të futbollit shqiptar, është edhe i pari i Ferizajt, Agim Aliu i cili sonte priti në zyrën e tij futbollistin Ramadani.
Në një bisedë të gjatë mes njëri-tjetrit, shpalosjes së pasionit për këtë sport dhe diskutime të përzemërta për ekipet, tifozë të së cilës janë të dy, ishin minutat e ndara këtë pasdite nga kryetari Aliu. Ai tha se talentë si futbollisti perspektiv Ylber Ramadani por edhe i gjithë sporti në të gjitha disiplinat e tij, kanë mbështetjen e parezervë të tij dhe qeverisjes që drejton.
Futbollisti Ramadani u shpreh falënderues e respektplotë ndaj Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu për atë se sa ka bërë dhe po bën që sporti ferizajas të avancoj, drejt një mundësie sikurse rasti i tij, me mbështetjen e pakursim institucionale.
Ferizaj, mozaiku i së cilit ngulmon në sport, me qeverisjen Aliu ka reformuar mendësinë e zhvillimit të sportit e menaxhimit të klubeve, duke i kthyer sportistëve klubet e stabilitetin, ndryshe nga klasa e zhurmuesve që vetëm për sportin nuk dhanë asgjë, duke i marr gjithçka sportit ferizajas, sportistëve e frymës sportive të qytetit.