Ferizaj

Kryetari Aliu, priti në një takim krerët e Bashkësisë Islame në Ferizaj

By FerizajPress

January 11, 2018

Ferizajpress.11.01.2018. Kryetari i Komunës, Agim Aliu, këtë të enjte ka pritur në një takim edhe drejtuesit e këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj, në krye me kryetarin Bujar Hasanin, i cili shoqërohej edhe nga bashkëpunëtorët e tij. Me këtë rast këta të fundit e kanë uruar kryetarin Aliu, për postin e të parit të komunës dhe kanë thënë se do të bashkëpunojnë ngushtë në çështje të caktuara me kryetarin dhe komunën e Ferizajt. E nga ana tjetër numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu, ka falënderuar këta të fundit për vizitën e bërë, ndërsa ka premtuar se do të kenë edhe bashkëpunim të mirë në këto katër vite të qeverisjes lokale. Ky takim ishte i parë i këtij lloji në mes kryetarit Aliu dhe drejtuesve të Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj.