22,12,2024

Kryetari Aliu, paraqet raportin për punën, të arriturat, sfidat dhe projektet në gjashtëmujorin e parë të këtij viti

Must Read

Këtë të premte është mbajt takimi i i parë publik i Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu me qytetarë për të diskutuar të arriturat, sfidat, projektet e gjashtëmujorit të parë të këtij viti si dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024-2026.

Qytetarë të shumtë, kryetarët e përfaqësuesit e fshatrave e zonave urbane, mediat dhe shoqëria civile për disa orë kanë diskutuar, dhe kanë parashtruar pyetjet të ndryshme duke ngritur çështje me rëndësi nga komuniteti ku jetojnë. Përgjithësisht u vunë në pah investimet që ka bërë Komuna e Ferizajt në të gjitha fshatrat e zonat urbane, për të cilën kryetarët e përfaqësuesit e fshatrave e zonave urbane falënderuan qeverisjen lokale.

Në hapje të diskutimit, i pari i Ferizajt, Agim Aliu njoftoi mbi punët, projektet e zhvilluara si dhe aktivitetet tjera që shënuan 6 mujorin e parë të këtij viti. Kryetari Aliu, ka thënë se si Komunë ka vazhduar me përmbushjen e asaj që ka qenë pjesë e angazhimit dhe planifikimit financiar.

“Kjo tashmë është një traditë që ne vazhdueshëm e kemi thyer rekord, kemi thyer atë që është pjesë e planifikimeve, dhe në fakt gjithmonë kemi tejkaluar planin e detajuar të të hyrave si komunë e Ferizajt, dhe kështu ka ndodhur edhe me vitin që e kemi kaluar ku kemi realizuar 1,078,941.89 euro më shumë të hyra vetanake se sa periudha e njëjte e vitit të kaluar”, ka thënë Kryetari Aliu, përderisa ka shuar se Ferizaj në nivel Republike ka thyer rekordin edhe ne shpenzimin qind për qind të gjitha mjeteve buxhetore që i ka pasur në dispozicion në realizimin e punëve angazhimeve dhe projekteve madhore që janë zhvilluar në Ferizaj.

“Ju e dini që ne tashmë kemi filluar edhe një pjesë të projekteve që kanë një rëndësi shumë të veçantë në kuadër të planifikimit, zotimit të përmbushjes se asaj që është vizion dhe transformim urban, krahas aktiviteteve të tjera, dhe ju e dini që njëri ndër projektet kryesore që ne kemi nisur në kuadër të transformimit urban është edhe projekti i nënkalimit tek Stacioni i Policisë, për të përmbushur atë që ne e kemi si agjende, për të gjithë atë zonë. Ne po punojmë me intensitet shumë të madh në atë pjesë të qytetit ku tashmë kemi vendosur bajpasët në atë pjesë të nënkalimi. Ajo që do të ndodh në atë zonë do të zonë do të jetë një trasnformim total dhe do të jetë njëra ndër zonat më të bukura të qytetit”, tha Aliu.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në këtë takim publik qytetarët i ka njoftuar se ky mandat i qeverisjes së tij, ju ka kushtuar të gjelbërtës. Sipas tij, rëndësi e jashtëzakonshme ju ka kushtuar hapësirave të gjelbërta dhe krijimit të parqeve të ndryshme.
“Ju e dini se vitin e kaluar kemi filluar me realizmin e disa parqeve në fshatra, dhe tashmë kemi filluar edhe në qytet në kuadër të gopimit të parqeve duke i quajtur “Poket Park”, ku tashmë e kemi përfunduar njërin prej tyre në sheshin “Tony Bler”, i cili është inkorporuar në kuadër të projekteve të përgjithshme transformuese në qytet, ku i ka dhënë hijeshi e bukuri asaj pjese, dhe mbi të gjitha i ka larguar disa prej pjesëve që kanë qenë të padëshiruara për syrin e secilit prej nesh, dhe kanë qenë pengese edhe për zhvillimin e punës, respektivisht afarizmit të disa bizneseve”, është shprehur Kryetari Aliu, duke thënë se shumë shpejt do të realizohet edhe fizibiliteti për transportin publik.
U tha se është bërë edhe asfaltimi i shumë rrugëve në qytet dhe në fshatra si dhe ka filluar edhe rregullimi i trotuareve në Kosinë si dhe ujësjellësin në fshatin Surqinë.
Kryetari Aliu, është ndalur edhe në fushën e arsimit, ku ka thënë se janë bërë investime të shumta, ndërsa sipas tij, prioritet i tij do të mbetet investimi në arsimin ferizajas. Ai ka përmendur edhe ndarjen e bursave për të gjithë studentët që kanë aplikuar, duke ndihmuar kështu studentët, por edhe familjet e tyre. Kryetari është ndalur edhe tek ndërtimi i shkollave që po bëhet në qytetin e Ferizajt, shkolla këto që do të jenë model për të gjithë.

Kryetari Aliu, ka përmendur edhe projektet që janë realizuar në fushën e shërbimeve publike, në e zhvillimit ekonomik e turizmit, në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, në fushën e bujqësisë si dhe në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.
Para qytetarëve të pranishëm, Kryetari i Komunës së Ferizajt, ka folur edhe për Planifikimin buxhetor të Kornizës Afatmesme Buxhetore 2024-2026. Ai ka thënë se buxheti total për vitin 2024 kap shumën
41,584,918.00 euro, ndërsa vetëm për investime kapitale janë parapare 12,250,000.00euro. Mjete janë parapare edhe për subvencione dhe trasnfere rreth 1,350,000.00€.

Ndërkaq qytetarët e pranishëm në këtë diskutim, kanë lavdëruar punën e Kryetarit Aliu. Ata janë shprehur tejet mirënjohës për shumë projekte të cilat janë realizuar në të mirën e përgjithshme. Shumica prej tyre kanë parashtruar edhe kërkesa të shumta, siç janë rregullim i rrugëve, rregullimi i trotuareve, ndërtimi i kopshteve të reja, shtruarja me zhavorr e rrugëve të arave, kanë parashtruar edhe kërkesa për ujësjlles dhe kanalizim, ndërtimi i fushave sportive, por edhe rregullim të parqeve.

Pyetjeve të qytetarëve ju përgjigjën drejtorët e drejtorive komunale, por edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img