19,11,2024

Kryetari Aliu formon Këshillin Ndërdrejtorial për Zhvillimin Ekonomik dhe nisjen e zbatimit të Fondit të Punësimit

Must Read

Ferizaj.05.01.2018. Në mbledhjen e rregullt javore me drejtorët e Drejtorive komunale, kryetari Aliu me dakordimin e plotë të këtyre të fundit mori vendim që të formohet Këshilli ndërdrejtorial për Zhvillimin Ekonomik dhe zbatim të Fondit të Punësimit.

Ky mekanizëm do të përfshijë Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Drejtorinë e Financave, Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë si dhe Drejtorinë e Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit. Roli i këtij mekanizmi të ri ndërinstitucional do të jetë: Koordinimi në mes drejtorive përkatëse për të implementuar politika që nxisin zhvillimin ekonomik të komunës sonë, nisja e zbatimit të Fondit të Punësimit, ofrimin e lehtësirave administrative nga institucioni i komunës në të bërit biznes, përgatitja e projekteve detale investive dhe aplikimi me projekte zhvillimore në fondet vendore dhe ndërkombëtare.
Pra, ky mekanizëm do të shërbej për një mirëkoordinim të hapave që do të ndërmarrin drejtoritë përkatëse me qëllim zhvillimin ekonomik të komunës sonë. Ky mekanizëm do të ketë edhe koordinatorin e saj, i cili vazhdimisht do të përcjell ecuritë e planit të punës dhe prioritetet e kësaj trupe.
Formimi i këtij mekanizmi ka qenë zotim i dhënë në programin qeverisës të kryetarit Aliu dhe si i tillë do të konsolidohet plotësisht javën e ardhshme.

Kjo trupë por, dhe politikat e tjera që do të ndërmerren në këtë drejtim janë hapat e parë për të kthyer zhvillimin ekonomik të komunës sonë në prioritetet e qeverisjes.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe mbi gjendjen në secilën drejtori si dhe hapat e mëtejme për të përmirësuar gjendjen në secilin sektor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img