20,11,2024

Kryetari Aliu: Festat  e qytetarëve do të jene 365 ditë,  sepse çdo ditë  e punës sonë do të jetë festë për qytetarët e Ferizajt

Must Read

Ferizaj.21.12.2017. Numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu, në konferencën e parë për medie, ka bërë publike kabinetin e tij qeverisës për mandatin katër vjeçare, përkatësisht drejtorëve të drejtorive komunale si dhe stafin  brenda kabinetit. Ai fillimisht në këtë konferencë edhe një herë ka falënderuar të gjithë qytetarët ferizajas, për procesin e kaluar zgjedhor, për kulturën e tyre politike, për tolerancën, por edhe për besimin që kanë dhënë që kryetari Aliu të qeverisë më Ferizajn.

Kryetari Aliu, ka thënë se ekipi i tij, ka gatishmërinë e plotë, ka profesionalizëm, dhe dëshmi të punës që do ti kryeje me sukses.

“Pavarësisht faktit që ne komunën e kemi gjetur me sfida dhe me probleme të shumta, është ky ekip i cili, do të jetë garancia dhe siguria e suksesit të qeverisjes sonë, pavarësisht faktit që ne do të kemi një trashëgimi dhjetëra milionëshe borgje, kjo nuk duhet të shkaktojë pasiguri tek qytetarët, sepse pikërisht ekipi im këtu që jemi, por edhe ekipi me i gjerë i eksperteve që në ndërkohe do të jenë pjesë e ekipit tim,  më ka dhënë besimin dhe sigurinë se qytetarët nuk duhet të jenë të pa sigurte,  sa i përket mbarëvajtjes së punëve dhe angazhimeve publike që ne do i kemi si qeveri komunale”, është shprehur kryetari Aliu.

Ai tutje është shprehur se ka edhe mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe se me përkrahjen që do të gëzojë nga niveli qendror do të arrihen shumë përmirësime në të gjitha fushat e jetës.

“Ne gjithsesi e kemi mbështetjen edhe të qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe tashmë kemi pasur komunikimet me Qeverinë e Republikës së Kosovës, në mënyrë të sanojmë gjendjen në të cilën e kemi në Komunën e Ferizajt. Por për këtë çështje sigurisht se do të kemi konferenca të radhës dhe do të shpalosim atë se pjesë e obligimeve të mbetura, por sot është dita vërtet kur ne edhe një here i falënderojmë bashkëqytetarët tanë për besimin për dhënien e mandatit dhe i sigurojmë ata se ky ekip i im do të jetë ekip i cili do t’ju shërbej në mënyrë të ndershme të moralshme me profesionalizëm dhe me integritet të lartë të gjithë qytetarëve të komunës së Ferizajt, të gjithë banorëve të Ferizajt” tha kryetari Aliu.

Më tutje në këtë konferencë kryetari i komunës së Ferizaj,  ka shpjeguar se është munduar të gjejë ekipin më të mirë për realizimin e synimeve dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve në Ferizaj.

“Unë nuk pranojë emra të imponuar, por unë dua t’i falënderoje partnerët e mi qeverisës  që kemi pasur një gjuhë të mirëkuptimit të plotë, për përzgjedhjen që ne kemi bërë. Ne kemi qenë edhe refuzues, unë personalisht kam qenë refuzues ndaj emrave të caktuar të cilët nuk kanë dashur që të jenë pjesë e qeverisës sime dhe kjo tregon më së miri ajo që ka ndodhur në kuptimin e mirëkuptimit me partnerët qeverisës, sepse ky ekip është garanci se do të jetë vendimmarrës, ky ekip do të zbatojë politikat që ne do i bëjmë në bazën e platformës qeverisë dhe në bazë të vendimeve që do të merren nga Kuvendi i Komunës, nuk kemi pranuar dhe nuk do të pranojmë asnjë presion publik dhe asnjë presion të tillë të çfarëdo natyre qoftë, por dua ta pranoj dhe ta them publikisht se partneret e mi qeverisës do të monitorojnë me mua se bashku, punën e secilit drejtor dhe ne i kemi duart e lira që mbi bazën e performancës së drejtoreve t’i kemi edhe vlerësimet me kohë për punën e tyre” deklaroi kryetari Aliu gjatë konferencës së sotme.

Qeveria e re komunale në krye me kryetarin Aliu,  që nga dita e sotme ka treguar përkushtimin për te qenë një qeveri gjithëpërfshirëse dhe e suksesshme. U dha zotimi se edhe zgjidhja e problemeve do të jetë një përvojë e re dhe gjithnjë në respektim te ligjeve në fuqi.

“Ka thellim të problemeve ne administrate, ka thellim të problemave ne arsim, në shëndetësi, në urbanizëm në shërbime publike, dhe në sektorë ë tjerë, por këta do të jenë sektorët kryesor që janë identifikuar edhe nga vet qytetarët si sektorët ku kërkohet ndërhyrje më e shpejtë. Ju tashmë e dini vet qarkullimin rrugor se si është në Ferizaj, është i ngulfatur dhe qytetarët e din që ne nuk e kemi shkopin magjik, por ne jemi të përkushtuar që me ekspertë dhe me këtë ekip që jemi sa bashku të merremi seriozisht me secilën çështje, ajo që do të jetë tipari kryesor i kësaj qeverisje do të jete transparenca dhe llogaridhënia, ata që e thash, do të shërbejnë me nder, me moral dhe integritet shumë të lartë, nuk do të tolerohet asnjë lëvizje e asnjë zyrtari të komunës në drejtim të shkeljeve ligjore dhe abuzimeve të tjera ligjore. Një sekond nga kalimi i abuzimit ata do të jenë të shkarkuar, unë do të tolerojë keqpërdorime dhe abuzime, sepse ndryshe humb kuptimi i mandatit tim si kryetar komune, prandaj unë dua ta mbaroj mandatin tim si kryetar komune me qeverisje transparente, pa korrupcion dhe pa dukuri te tjera negative ne kuadër të qeverisjes sime” tha në fund të këtij takimi kryetari Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img