01,07,2025

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka vizituar Gjykatën Themelore në Ferizaj dhe degët e saj

Must Read

 Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, me bashkëpunëtorë, sot ka vizituar Gjykatën Themelore në Ferizaj, si dhe degët e kësaj gjykate në Shtërpcë dhe Kaçanik, ku janë pritur nga kryetari i kësaj gjykate, Mustaf Tahiri dhe gjyqtarët mbikëqyrës të degëve në Shtërpcë dhe Kaçanik.

Me këtë rast, kryesuesi Zogaj është takuar edhe me gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe degëve të saj, ku diskutuan lidhur me organizimin, punët, angazhimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen.

Zogaj kërkoi angazhim dhe përgjegjësi nga stafi i gjykatës, me qëllim që të ketë efikasitet më të madh në kryerjen e lëndëve, ngritje të transparencës dhe llogaridhënies.

Ndërkaq, kryetari Tahiri ka falënderuar kryesuesin Zogaj dhe bashkëpunëtorët e tij për mbështetjen që kanë dhënë për Gjykatën Themelore në Ferizaj dhe degët e saj.

Vizitat janë zhvilluar edhe në Gjykatën Themelore në Ferizaj, dega në Shtërpcë dhe Kaçanik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Pas hyrjes në funksion – si do të vazhdojë trafiku urban në Ferizaj? Detaje nga Drejtori i Shërbimeve Publike

Ferizaj, 1 korrik 2025 – Në një intervistë për FerizajPress, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Alberton Sahiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img