Kryeministri: S’ka ushtri pa u koordinuar me Amerikën dhe NATO’n (Video)

Must Read

“Formimi ushtrisë vetëm me koordinim me Amerikën dhe NATO-n”, ka thënë Mustafa në përvjetorin e LDK’së në Podujevë.

Presidenti Thaçi e ka dërguar Projekligjin në Parlament, ndërsa, ka shkuar edhe në Qeveri për miratim. Ende nuk është kthyer ky dokument te deputetët për votim.

Zyrtarët amerikanë dhe ata të NATO’s kanë kërkuar që ushtria të formohet duke bërë ndryshime Kushtetuese, ku kërkohen edhe votat e pakicave.

Ndërsa, Shefi i Shtetit, Hashim Thaçi ka thënë se serbët nuk pranojnë ndryshime kushtetuese, prandaj, e vetmja rrugë për ta bërë ushtrinë është përmes ndryshimeve ligjore në Ligjin për FSK’në.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mban mbledhjen e tretë të rregullt

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2026, të kryesuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img