21,12,2025

Kryeministri Mustafa konfirmon investimet në Ferizaj

Must Read

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka konfirmuar edhe një herë synimin që Qeveria e Kosovës të investojë në projekte të rëndësishme zhvillimore në komunën e Ferizajt.

Në profilin e tij në Facebook, Kryeministri Mustafa, ndër të tjera shkruan: “Së shpejti në Ferizaj do të fillojmë ndërtimin e Spitalit Rajonal, do të bëjmë zgjidhje për çështjen e Hekurudhës dhe po ashtu do të bëjmë zgjidhje përfundimtare për ujin e pijshëm dhe ujitje përmes investimeve në Hidrosistemin Lepenci”.
Janë këto vetëm disa nga projektet e premtuara nga Qeveria, të cilat pritet të realizohen në Ferizaj e rrethinë.
Kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa, falënderon me këtë rast Kryeministrin Mustafa dhe Qeverinë e Kosovës për mbështetje. Ai falënderon po ashtu Ministrin e Infrastrukturës Lutfi Zharkun, Ministrin e Mjedisit Ferid Aganin, deputetët e zyrtarët e lartë dhe qytetarët që morën pjesë të dielën më 6 qershor në përurimin e projekteve të rëndësishme në komunën e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img