“Kurse sot, kur tradhëtia juaj ishte konfirmuar dhe nënshkruar me nënshkrimin e dorës së mallkuar, tashmë nuk ka vend për dyshime apo për hamendje se ju jeni tradhtar. Vetëm të verbërit apo persona tendenciozë, nuk mund ta shohin tradhëtinë tuaj. Ju, në historinë do të hyni së liderë të rrejshëm, si pakurrizorë të cilët e tradhëtuan emrin e shenjtë – Maqedoni, për benefite materiale dhe për pak pushtet”, tha Kërsto Jovanovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Këto ishte një nga deklaratat e forta që buruan nga deputetët e opozitës në seancën e sotme kushtuar pyetjeve të deputetëve. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryeministrit Zoran Zaev. Ai akuzoi deputetin Kërsto Jovanovski si një person që ka luajtur kumar dhe se nuk ka dinjitet e moral të flasë për patriotizëm. “Prej meje keni marrë para dhe keni qenë mirënjohës për këtë, sepse më me siguri keni fjetur nëpër kazino.
Keni qenë turp për Strumicën, u larguat nga atje dhe pastaj u kthyet në ndonjë vend tjetër. Dhe sot ju tregoni patriotizëm? Mbrojtje të nacionalizmit? Jo, zotëri Jovanovski. Me këtë marrëveshje e kemi përmbushur aspiratën shekullore të paraardhësve tanë – të kemi një shtet. Ka disa kombe që as shtet nuk kanë. Deri më tani ishim FIROM, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, kemi qenë të shkelur dhe të nënçmuar”, tha Zaev, shkruan Tv21.tv.
Kurse deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli, pyeti kryeministrin se si do të quhen shqiptarët në dokumente.
“Si do të shkruhet në dokumentet personale të qytetarëve çka do të shkruhet kur do të pyetet për nënshtetësinë, letërnjoftimin dhe çdo dokumentacion tjetër. Tek marrëveshja që kemi nënshkruar me Greqinë, Maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për ne është shumë me rëndësi se di do të shënohet në dokumentet personale, ky problem ka datuar edhe më herët”, u shpreh Zendeli. Zaev është përgjigjur se shkaku i multietnicitetit të shtetit do të qëndrojë maqedonas/qytetar i Maqedonisë së Veriut”.
Opozita për herë të dytë mori pjesë në seancën e pyetjeve të deputetëve. Ata ndër të tjera, ngritën edhe çështjet e ekonomisë dhe bujqësisë, numrin e të punësuarve në administratë, si dhe gjendjen e sigurisë.
Must Read