11,09,2025

Kryeministri Haradinaj e takon zyrtarisht deputetin Labinot Tahiri

Must Read

28.01.2018
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, gjatë pasdites së sotme, ka takuar deputetin Labinot Tahiri, i cili ditë më parë është dorëhequr nga postet në Aleancën Kosova e Re, të Behgjet Pacollit.

Për takimin ka njoftuar vetë kryeministri Ramush Haradinaj, duke vlerësuar lartë angazhimin e deputetit të njohur si Labi.

Haradinaj ka thënë se me Labin, ka biseduar për tema të rëndësishme, që i preokupojnë qytetarët e vendit.

“Kënaqësi të bashkëbisedoj me deputetin, Labinot Tahiri, për temat aktuale në vend dhe preokupimet e qytetarëve tanë”.

“E vlerësoj angazhimin e tij të sinqertë për t’u dhënë zgjidhje temave të interesit nacional, në të mirë të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.

E kryeministri Haradinaj, po i shfrytëzon edhe të dielat për tu takuar me deputetët e Kuvendit. Siç duket Haradinajt nuk po i bën përshtypje refuzimi i vizave. Ndonëse këto ditë ai nuk ka zhvilluar asnjë takim me ndonjë ndërkombëtarë për të biseduar rreth zhvillimeve të fundit në vend.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img