Kru Bifurkacioni ka njoftuar konsumatorët e rrugës “Ramadan Salihu” se sot më datë 18.03.2026, duke filluar nga ora 09:00 deri në ora 16:00, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes.
Ndërprerja e furnizimit me ujë në këtë rrugë, po ndodh si rezultat i vazhdimit të punimeve që janë duke u zhvilluar në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.
Projekt ky i cili ka për qëllim përmirësimin e matjes së konsumit të ujit, rritjen e efikasitetit në sistemin e furnizimit me ujë si dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për konsumatorët.

