16,06,2025

Kroacia fton heronjtë e 1998-ës për finalen e madhe, në Moskë shkon edhe një shqiptar

Must Read

Në 1998 vrulli i Davor Shuker me shokë u ndal në gjysmëfinale nga Franca, e cila më pas u shpall kampione bote. Dy dekada më pas historia e kësaj përballje përsëritet, por tani vlen një Kupë Bote.
Me rastin e finales të së dielës, Federata Kroate e Futbollit ka ftuar pikërisht heronjtë e 1998-ës. Në listën prej 20 lojtarësh janë emrat më të mëdhenj të futbollit kroat të viteve 90-të, teksa figuron edhe Ardian Kozniku. I lindur në Gjakovë, sulmuesi i natyralizuar kroat, ishte pjesë e atij ekipi që dy dekada më parë i bëri të gjithë nga pak tifozë të Kroacisë.
Lista e 23 lojtarëve të grumbulluar në 1998: Drazen Ladiç, Marijan Mrmiç, Vladimir Vasilj, Goran Juriç, Zvonimir Soldo, Slaven Biliç, Igor Stimaç, Dario Simiç, Igor Tudor, Ante Seriç, Robert Jarni, Zoran Mamiç, Krunoslav Jurçiç, Mario Staniç, Silvio Mariç, Robert Prosineçki, Aljosha Asanoviç, Zvonimir Boban, Davor Shuker, Ardian Kozniku, Goran Vlaoviç, Petar Krpan.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img