12,01,2026

Kroacia edhe një herë tregon fuqinë e saj, bllokon hapjen e kapitujve për Serbinë

Must Read

Kjo bllokadë e re e Kroacisë e ka nervozuar kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq i cili ka paralajmëruar se do të largohet nga Brukselit dhe nesër nuk do të merr pjesë në konferencën ndërqeveritare, në rast se Kroacia nuk e tërheqë bllokadë, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Vuçiq ka udhëtuar sonte në Bruksel dhe në rast se me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini nuk arrin marrëveshje për zhbllokim, ai qysh sonte do të kthehet në Beograd.

Kroacia vazhdon të jetë këmbëngulesë që Serbia t’i plotësojë kushtet para se të nis hapja e kapitujve për anëtarësim në BE. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img