21,12,2024

KRM “Pastërtia” : Shoqëria civile paragjykon për pastërtinë e qytetit

Must Read

Pas  komunikatës për medie lëshuar nga Rrjeti i OJQ-ve AVONET në lidhje me  mbeturinat në  pjesën e  “Parku i Lirisë”  përmes një komunikate ka reaguar KRM “Pastërtia”  ku thuhet se shoqëria civile  po paragjykon  për pastërtinë e qytetit.

Komunikatën e plotë e KRM “Pastërtia” në Ferizaj  mund ta lexoni në vazhdim.

Në dy deklarata ndaras të lëshuara mbrëmë në facebook, dy organizata joqeveritare, respektivisht ajo AVONET dhe një tjetër KND, kanë thënë shumë të pavërteta për kompaninë e mbeturinave “Pastërtia”, si dhe për menaxhimin e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e ambientit nga ana e kompanisë.

Në deklaratën e parë të lëshuar nga rrjeti i OJQ-ve AVONET, kryetari i saj e synon që përmes manipulimit me disa foto të nënvlerësojë punën e KRM “Pastërtia”, e që në fillim të deklaratës bie ndesh me vetë reagimin, sepse fotografitë e publikuara dëshmojnë të kundërtën e asaj, se “Parku I Lirisë” qenka I pushtuar nga mbeturinat.

Në fakt, kompania jonë pastron çdo ditë dhe mirëmbanë atë pjesë vitale të qytetit, derisa gjatë orëve të mesditës mund edhe të krijohen grumbuj mbeturinash në pjesë të ndryshme, edhe përkundër që aty qëndrojnë shporta të mjaftueshme.

Megjithate, KRM “Pastërtia” e ka të pamundur që të angazhojë punëtor që secilit qytetarë ti vete me shportë në dorë, në secilën pjesë të qytetit. Sipas fotografive të publikuara, në pamjet që shihen tregohet se shumica e shportave janë të zbrazëta, ndërsa qytetarë të pandërgjegjshëm, kanë hudhur mbeturinat përreth, një të tillë e pohon edhe vet AVONET-I, që në fillim të reagimit.

Ndërkaq sa i përket një deklarate tjetër, të një OJQ-je që është simotër e AVONET-it, KND thotë se qyteti po ngulfatet nag mbeturinat gjatë orëve të mbrëmjes, kjo në fakt edhe qëndron, e shqetësim të cilin KRM “Pastërtia”, e ka shprehur tani e sa kohë, sepse qytetarët nuk po e respektojnë orarin e bartjes së mbeturinave, sikur edhe lokacionin ku hudhen ato.

Ka shumë rrugë, lagje dhe qoshe të qytetit ku brenda pak orëve po krijohen deponi ilegale të bërllokut, ndërkaq kompanisë tonë po i dalin mjaft telashe për të pastruar, sepse duhet kryer shërbime shtesë me një kosto marramendëse.

Prandaj apelojmë tek të dy këto OJQ, që të na ndihmojnë të luftojmë këto dukuri negative të lartpërmendura e pastaj edhe të na kritikojnë. Sikur AVONET, njëashtu edhe KND, mund të organizojnë aktivitete të ndryshme që të pengojnë një degradim të mjedisit, për të cilin kemi borxh të gjithë, sepse e kemi të përbashkët.

KRM “Pastërtia” SH.A. Ferizaj

Zyra për Informim

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img