19,12,2024

KRM “Pastërtia”: Qytetarët po hedhin bërllokun në trotuare e jo në kontejnerë

Must Read

Kompania Regjonale e Mbeturinave “Pastërtia” përmes një postimi në facebook u ankua se qytetarët po hedhin mbeturinat në trotuare e jo në vendet e caktuara.

Sipas fotografive që ka publikuar kjo kompani, shihen kontejnerët gjysmë zbrazur dhe vendi për-rreth  kafazit me bërllok.

Kjo kompani kërkon nga Inspektorati e Policia të japin gjoba të mëdha për ndotësit.

Po ashtu, kërkohet nga qytetarët që mbetjet inerte dhe të vëllimshme të dërgohen në deponinë në Llojza.

Postimi i plotë i “Pastërtisë:

Kontejnerët gjysmë të zbrazët, ndërsa mbeturina në tokë. Madje edhe jashtë “kafazit”, që ishte ideuar me qëllim të mosshpërndarjes së bërllokut. Megjithatë, ka të tillë që nuk përtojnë të afrohen, e të mos e lëshojnë mbeturinën në kazan, por e gjuajnë edhe në trotuar.

Gjithashtu, kemi njoftuar disa herë që mbetjet inerte dhe ato të vëllimshme, duhet të dërgohen në deponinë përkatëse në Llojza.

Kjo dukuri, nuk ka të ndalur, e do të vazhdojë derisa ne gjithë së bashku nuk i lajmërojmë këto raste në inspektorat e polici, e këta të fundit të shqiptojnë gjoba të mëdha, për këto mbetje që seriozisht rrezikojnë shëndetin, e në këtë rast madje pengojnë edhe qarkullimin e qytetarëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img