KRM “Parstërtia “ në Ferizaj përmes një njoftimi ka njoftuar qytetarët se për shkak të prishjeve të një numri të madh të makinerisë së kësaj kompanie mund të ketë vonesa në kryerjen e shërbimeve por edhe në disa vende edhe të jetë e pamundur të merren mbeturinat.
Njoftimi i plotë i KRM “Pastërtia”
𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌
Klientë të nderuar, prishja e një numri të madh të makinerisë së KRM “Pastërtia”, ka bërë që shërbimet tona të kryhen me vonesë, e madje në disa vende edhe të jetë e pamundur të merren mbeturinat.
Ndërkohë që po punohet me instesitet të lartë në rregullimin e kësaj makinerie dhe për ta kthyer në terren sa më parë të jetë e mundur, njësia e Ferizajt është duke vepruar me kapacitete minimale, prandaj ju njoftojmë se shërbimet do të vonohen.
Me respekt,
KRM “Pastërtia”
Njësia Ferizaj