04,02,2026

KRM “Pastërtia” Ferizaj, ka rifilluar inicimin e procedurave përmbarimore përmes përmbaruesve privat

Must Read

KRM “Pastërtia” Sh.A. Ferizaj, ka rifilluar inicimin e procedurave përmbarimore përmes përmbaruesve privat ndaj qytetarëve (amvisërive) dhe bizneseve të cilët nuk i kanë kryer pagesat ndaj KRM Pastërtia Sh.A. Ferizaj.

Pastërtia ka rifilluar dërgimin e lëndëve tek përmbaruesit privat për klientët e sajë të Komunave Ferizaj, Kaçanik dhe Shtime, të cilët nuk i kanë kryer obligimet (pagesat) lidhur me shërbimet e kryera për grumbullim dhe bartje të mbeturinave. Përmes këtij njoftimi edhe njëherë u bëhet thirrje qytetarëve dhe bizneseve të cilët kanë obligime ndaj Kompanisë Pastërtia që ti kryejnë obligimet financiare sa më parë që të jetë e mundur, në të kundërtën do të përballen me procedura përmbarimore.

Kompania falenderon të gjithë klientet për bashkëpunimin e ndësjelltë.

Me respekt,
KRM “Pastërtia” Sh.A. Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img