25,11,2024

Kriza e emigrantëve, Rusia mbyll kufirin me Finlandën

Must Read

Presidenti-rus-Vladimir-Putin-650x358

Rusia ka mbyllur disa kufijë me Europën nga frika se emigrantët mund të krijojnë në rrugë të re për të kaluar në Europë përmes Arktikut.
Numri i njerëzve që kërkojnë azil në Arktik është dyfish më i madh se në vitin e kaluar, shkruan express.uk, transmeton koalb.com.
Rusia dhe Finlanda tashmë kanë rënë dakord që përkohësisht të mbyllin kufijtë.
Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur që të shtojë kontrollën kufitare në Arktik për të parandaluar emigrantët ilegalë.
Për 180 ditët e ardhshme, vetëm qytetarët e Finlandës, Bjellorusia dhe Rusia do të lejohen të kalojnë përmes vijave kufitare në Salla dhe Lotta.
Presidenti finlandez Niinistö tha se “qëllimi i mbylljes së kufirit është për të parandaluar hyrjen e organizuar ilegale në Finlandë”, transmeton koalb.com.
Më shumë se 1.500 njerëz kanë aplikuar për azil në Arktik gjatë dy muajve të parë të vitit 2016, ndërsa në vitin e kaluar kanë aplikuar 700 më pak.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img