28,11,2024

“Kriteri i vetëm që mund t’i bëjë vëllezër kroatët e shqiptarët është vrasja e serbëve”

Must Read

“Kriteri i vetëm që ju të jeni vëllezër me Kroacinë është se keni marrë pjesë në vrasjet e serbëve. Ndjej keqardhje që kjo po ndodh dhe se politikanët kroatë nuk po munden të gjejnë një mënyrë për t’u lidhur me rrethin e tyre dhe të gjejnë ndonjë vlerë tjetër për ta quajtur dikë vëlla”, ka thënë Vulin duke iu kundërpërgjigjur komenteve të presidentes kroate e cila në Parlamentin shqiptar tha se kroatët dhe shqiptarët janë “vëllezër të armëve”, raportojnë mediat serbe.

Vulin tha se “pjesëmarrja në vrasjet e serbëve” nuk është diçka për të qenë krenar, transmeton lajmi.net.

“Gjithmonë jam i brengosur nëse ky është mesazhi i vetëm për të ardhmen dhe kriteri i vetëm për qenë vëllezër me shtetin, njerëzit apo politikën kroate, që keni marrë pjesë në vrasjet e serbëve”, theksoi Vulin.

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, të enjten në Kuvendin e Shqipërisë, tha se Shqipëria ka qenë mik i Kroacisë kur miqtë ishin të paktë.

“Shumë shqiptarë sakrifikuan jetën e tyre për Kroacinë dhe ne nuk harrojmë”, tha Kitaroviq.

“Shqipëria ishte miku ynë kur na u desh… Ishim vëllezër në plotkuptimin e fjalës para se të anëtarësoheshim në NATO së bashku më 2009. Shumë shqiptarë sakrifikuan jetën e tyre për Kroacinë dhe më besoni – Kroacia nuk do ta harrojë këtë”, tha Kitaroviq, duke iu referuar shqiptarëve që luftuan në luftën e Kroacisë për pavarësi në vitet 1991-1995. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img