03,05,2024

Krijohet xhaketa inteligjente, Google dhe Levis çudisin njerëzimin

Must Read

Google dje në konferencën për medie ka bërë të ditur se është duke punuar me firmën e famshme të veshmbathjeve “Levi’s” për të krijuar një xhaketë të mençur.

 Xhaketa do të mund të ndërveprojë telefonat e mençur dhe dhe lejon ndërrimin e muzikave, të pranoni thirrje dhe të qaseni në navigacion.

Partneriteti i Google me Levi’s fillimisht ishte prezantuar vitin e kaluar, por këto dy kompani deri më tani nuk kishin zbuluar se si kompania e veshmbathjeve do ta zbatonte projektin teknologjik “Jacquard”.

Projekti i teknologjisë “Jacquard”, përfshinë sensorë të prekjes në veshmbathje që ta bëjë atë një pajisje të mençur,shkruan standard.al.

Kjo xhaketë sipas Levi’s është që të bëjë veshmbathjet edhe moderne edhe të ketë teknologji praktike në të. Kjo xhaketë fillimisht do të lansohet si version testues Beta, para se të lansohet versioni final i saj në pranverë të vitit 2017, thonë nga Google. Çmimi i xhaketës së mençur ende nuk është bërë i ditur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img