05,01,2026

Kreu marrëdhënie seksuale me një fëmijë, arrestohet burri nga Ferizaj

Must Read

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Ferizaj, nën dyshimet se i njëjti ka kryer marrëdhënie seksuale me një fëmijë, raporton Express.

Me urdhër të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim gjinekologjik, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka pasur marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare (fëmijë). Me urdhër të prokurorit kujdestar, viktima është dërguar në IML për ekzaminim gjinekologjik, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar Policia.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës mbajti mbledhjen e parë me legjislaturën e re

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të Kuvendit të Komunës...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img