07,05,2024

Kreu i komunës viziton Bashkësinë Islame në Ferizaj, uron qytetarët në Festën e Kurban Bajramit

Must Read

Ferizaj.21.08.2018. Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati i shoqëruar edhe nga drejtorë të drejtorive komunale, paraditen e sotme, ishin në vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Ferizaj, me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Me këtë rast, nënkryetari Ferati në emër të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu dhe institucionit të Komunës, uroi gjithë qytetarët ferizajas, besimarët myslimanë në këtë ditë feste.

“Sot jemi këtu me kolegët e qeverisjes komunale që të urojmë, në emër të institucionit që përfaqësojmë por edhe në emër të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, prirësit apo përfaqësuesit e Bashkësisë Islame, njëherit edhe gjithë bashkëqytetarët tanë dhe më gjerë të besimit islam, Festën e Kurban Bajramit, duke uruar dhe duke u lutur në të mirat, solidaritetin dhe harmoninë gjithëshqiptare kudo që jetojnë shqiptarët dhe ky është një moment feste, reflektimi për të gjithë ne që çdoherë e më shumë të ruajmë traditën tonë shqiptare, solidaritetin që të jemi pranë atyre njerëzve që kanë nevojë për mbështetje. Edhe njëherë më lejoni që në emër të të gjithë kolegëve të qeverisjes komunale dhe Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, t’i uroj gjithë besimtarët islam duke i uruar çdo të mirë në jetë” tha nënkryetari i Ferizajt, Naim Ferati.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img