Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se në ditët në vijim pritet të ketë ulje të theksuar të çmimit të karburanteve në Kosovë.
Berjani në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net ka thënë se çmimi i karburanteve qysh sot ka filluar të bie lehtë pasi presidenti i Amerikës, Joe Biden gjatë ditës së djeshme bëri të ditur se SHBA-ja ka liruar një milionë fuçi nafte në ditë nga rezervat.
Si pasojë e këtij vendimi, Berjani ka thënë se ashtu si në tërë globin, çmimi i karburanteve do të ulet edhe tek ne.
“Presidenti i ShBA-se Joe Biden ka njoftuar se administrata e tij ka marrë vendim për të lëshuar në treg nga një milion barela naftë në ditë. Si rezultat i kësaj, sipas tij, çmimet pritet regjistrojnë një rënie te theksuar.
Ky vendim do t`i ul çmimet e derivateve në tërë globin dhe do të reflektoj edhe te ne në Kosovë”, ka thënë Berjani për Reporteri.net.
Çmimet e karburanteve në Kosovë kanë shënuar rënie të lehtë qysh sot, ku çmimi i një litre naftë kushton 1.68 cent, përderisa benzina është 1.58 cent.