28,08,2025

Kreu i Komunës në çastet e para të ndërrimit të moteve, vizitoi punonjësit e institucioneve që kujdestaruan

Must Read

Në çastet e para të ndërrimit të moteve, kreu i Komunës, i prirë nga numri dy i Komunës, nënkryetari Lulzim Aliu, shoqëruar edhe nga drejtorët komunal Kemajl Emini, Arben Halili dhe Sabri Murseli, si tradicionalisht, vizituan institucionet që kujdestaruan mbrëmë siç janë Policia Rajonale në Ferizaj- Stacioni Policor në Ferizaj, Spitalin e Përgjithshëm, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Brigadën e Zjarrfikësve në Ferizaj, për t’i uruar punonjësit e këtyre institucioneve vit të mbarë, gjithashtu edhe për t’u njohur mbi rrjedhën e punës në natën e ndërrimit të moteve.

Nga drejtues e punonjës të institucioneve të lartpërmendura, u njoftua se gjendja e përgjithshme në natën e ndërrimit të moteve ishte e qetë dhe nuk pati ndonjë vështirësi të caktuar në kryerjen e detyrave zyrtare. Me këtë rast, nënkryetari Aliu dhe drejtorët komunal uruan për drejtuesit e punonjësit e këtyre institucioneve, Vitin e Ri 2022, duke ju dëshiruar mbi të gjitha shëndet e mbarësi në punën e tyre të përditshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img