10,09,2025

Krasniqi: VV-ja është dashur të jetë më tolerante

Must Read

jakup

Vetëvendosja është dashur të jetë më këmbëngulëse dhe më tolerante në gjetjen e çështjeve që bashkojnë opozitën.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka vlerësuar se tejkalimi i krizës së opozitës bëhet me vullnet të dyanshëm dhe gatishmëri për të krijuar diçka të përbashkët në interes të qytetarëve të vendit dhe sovranitetit të shtetit.

Në intervistë për ‘Epokën e Re’ ai ka thënë se koalicioni AAK-Nisma ndoshta nuk ka qenë më i miri, por më i mundshmi.

Sipas Krasniqit, ende nuk janë harxhuar të gjitha mundësitë që edhe Vetëvendosje të jetë pjesë e rëndësishme e këtij koalicioni.

Më tutje, ai ka thënë se koalicioni AAK-NISMA ka shumë mundësi të zgjerohet edhe me subjekte e individë të ndryshëm që janë në kërkim të ndryshimit përmbajtësor në qeverisjen e vendit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img