12,01,2026

Krasniqi: Thaçi s’ka pse të raportojë në Kuvend!

Must Read

Procesi i dialogut është vlerësuar si jotransparent nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI). Ky qëndrim i tyre është bërë pas deklarimit të presidentit Hashim Thaçi nga takimi që pati me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherinin.
KDI ka kërkuar që Thaçi të raportojë para Kuvendit për përmbajtjen e dialogut dhe për hapat e mëtutjeshëm të këtij procesi.
Ndaj kësaj kërkese nuk është pro ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sipas të cilit kjo është bërë vetëm sa për të bërë lajm.

Krasniqi në një përgjigje të shkurtë për Indeksonline ka thënë se Kuvendi nuk e ka autorizuar Presidentin që të raportojë.
“Sikur të ishte arritur konsensusi në mes partive në Kuvendin e Kosovës dhe ta kishte autorizuar Kuvendi i Kosovës do të duhej të raportonte në Kuvend, por kjo nuk ka ndodhur dhe si pasojë Kuvendi nuk e ka asnjë obligim që ta dëgjoi raportin e Kryetarit. Prandaj kërkesa e KDI-së është sa për ta bërë një lajm!”, është shprehur ai.
Ndryshe, nga takimi që patën të dielën në Bruksel, Thaçi ka thënë se janë pajtuar me Vuçiqin se duhet të arrihet marrëveshja mes dy palëve për të mirën e vendeve dhe për stabilitet në rajon.
Ai ka bërë të ditur se takimet do të intensifikohen në javët në vazhdim./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img