10,09,2025

Krasniqi: Qëllimi nuk ishte diskriminues

Must Read

jakup-krasniqi-l-euml-karrigen-e-deputetit_hd

Pas reagimit nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës se Jakup Krasniqi kishte përdorur fjalim diskriminues duke e quajtur delegacionin e Kosovës në Bruksel ‘Delegacion femër’,ai  ka thënë se qëllimi i tij nuk ka qenë diskriminimi gjinor.

“Konsideroj që Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, nuk e ka kuptuar esencën e shkrimit tim për Delegacionin e Kosovës në bisedimet e Brukselit. Po të lexohet me vëmendje në tërësi shkrimi i shkurtër, në asnjë formë nuk mund të del se qëllimi im ka qenë diskriminimi gjinor, por rezultati katastrofal i atyre bisedimeve. Nëse vërtetë, GGK e kanë keqkuptuar deklaratën time, unë Ju kërkoj sinqerisht falje”.

“Jam i bindur se çdo grua politike e dinë se cili ka qenë dhe është qëndrimi im për gruan, si vajzë, si grua e si nënë. Unë do të kisha dëshiruar që reagimi është bërë pa ndonjë ndërhyrje nga jashtë?!”

“Esenca e reagimit tim, ka qenë rezultati tepër i dëmshme i bisedimeve me palën serbe, pa marrë parasysh nga kush janë bërë ato bisedime, nga gra apo burra. Nuk me është i njohur, a ka pasur ndonjë reagim nga RRGGK-së për ato bisedime pa “alternativë”! Bisedime që sipas Presidentit në ardhje, nuk paskan pasur alternativë tjetër, gjë që nuk është aspak e vërtetë.

Unë kam mbrojtur interesin e vendit e të kombit si tërësi dhe nëse në atë tërësi janë prekur RRGGK-së, Ju kërkoj falje!” ka shkruar ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img