Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Xhavit Zariqi, bashkë më drejtorë komunal dhe anëtarë të Komitetit për Politikë dhe Financa, ka mbajtur mbledhjen e fundit për këtë vit.
Në këtë mbledhje u bë propozim-vendimi për miratimin e planit vjetor të punës për Kuvendin e Komunës së Ferizajt.
Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës Arben Halili, ka bërë propozim-vendimin për aprovimin e Rregullores për organizimin dhe Shfrytëzimin Parkingjeve Publike dhe private në territorin e Komunës së Ferizajt, pas ndryshimeve të kërkuara.
E nga ana tjetër, drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli, ka bërë propozim-vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të ngastrës kadastrale 2435-1 dhe 2435-2 të zonës kadastrele në Ferizaj pronë private me qëllim të këmbimit me lokale afariste 0-72217092-2-1-0 Z.K Ferizaj, pronë e komunës së Ferizajt. Drejtori Murseli, poashtu ka bërë edhe propozim-vendimin për publikimin e listës së pronave komunale për dhënën në shfrytëzim për vitin 2024.
Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, ka bërë propozim-vendimin për miratimin Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal në Komunën e Ferizajt për vitin 2024-2034.
Drejtorja e financave Sebahate Ajeti-Sadiku ka bërë propozim-vendimin për faljen e obligimeve të pa paguara për taksën në aktivitet (afariste).Mbledhja e fundit e Kuvendit të Komunës do të mbahet me 22 dhjetor duke filluar nga ora 10:00.