Kovaçeviq tha se qëllimi i çdo dialogu që po zhvillojnë politikanët në emër të qytetarëve, duhet të jetë parandalimi i luftërave, aty ku do të luftonin fëmijët serbë, transmeton Gazeta Express.
Një nga intelektualët më të shquar të Serbisë ka thënë se nuk ka dilema lidhur me çështjen e mbështetjes që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po e bën në dialogun, siç e quan ai, të gjerë social e Kosovën.
Ai ka thënë se përgjigjja më e mire ndaj zgjidhjes së kësaj çështjeje është zgjidhja e problemeve në mënyrë paqësore në mes të serbëve dhe kosovarëve.
“… Për shkak të mosmarrëveshjeve kanë ndodhur luftërat e fundit, por kjo s’mund të vazhdojë sërish edhe me mosmarrëveshjet në mes të popullit serb dhe shqiptar; ky problem duhet zgjidhur në mënyrë paqësore”, është shprehur i bindur Kovaçeviq.
Sipas Kovaçeviq, çdo bisedë e gjatë dhe përsëritëse nxit luftë dhe, për këtë arsye, nëqoftëse historia me Kosovën zgjatet për 10 ose 20 vjet, do të jetë kërcënim i vazhdueshëm se brenda natës mund të nis një luftë e re.
“Ne kishim një luftë e cila ndau Jugosllavinë. Mbi 100 mijë të vrarë dhe milionë të zhvendosur. Ejani të negociojmë për një ndryshim të mençur dhe t’i mbrojmë interesat tona”, ka thënë ai.
Krejt në fund, për median serbe b92, Kovaçeviq ka vlerësuar se ftesa e Vuçiqit për dialog të ashtuquajtur “Godfather” është presion shtesë ndërkombëtar. /gazetaexpress/