19,07,2025

Kovac zgjedh përforcimin e ri në Bayern Munich

Must Read

Bayern Munich e ka seriozisht për Ante Rebic.
Është pikërisht sulmuesi kroat i Frankfurtit i cili shkëlqeu në Botërorin rus, futbollisti i parë në listën e dëshirave të trajnerit Niko Kovac për merkaton e kësaj vere.
Kovac e njeh shumë mirë Rebic me të cilin ka punuar te Eintrachti dhe e di që me cilësitë që zotëron, 24-vjeçari ballkanas do të forcojë ndjeshëm sulmin e skuadrës bavareze, transmeton ‘SS’.
Sipas gazetës presitgjoze Bild, drejtuesit e Bayernit në orët e ardhshme do të takohen nga afër me drejtuesit e Frankfurtit për të diskutuar blerjen e sulmuesit kroat, për të cilin kanë shfaqur interes edhe dy nga klubet më të mëdha angleze Manchester United e Arsenal por edhe Napoli në Serie A.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohet një 14 vjeçar, i konfiskohet një armë zjarri dhe një sprej

Ferizaj, 19 korrik 2025 Më datë 19.07.2025, rreth orës 00:10, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img