25,02,2025

KOSTT fillon punimet për kyçje të nënstacionit të ri “Ferizaj 3”

Must Read

Në Ferizaj sot edhe zyrtarisht filluan punimet për ndërtimin e linjës ajrore/kabllore 110 kV për kyçje të nënstacionit të ri kV Kastrioti “Ferizaj 3”.

Ky projekt kapital është financim i plotë i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) që së bashku me investimin e bërë në nënstacionin në Ferizaj dhe kostot e shpronësimit vlera totale të investimit është afërsisht 6 milionë e 900 mijë euro.

Ky projekt pritet të përfundojë në verën e vitit 2024, kur do të energjizohet edhe nënstacioni Ferizaj 3.

Sipas kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-IT, Evetar Zeqiri, ky projekt do të sjellë jo vetëm një rritje të kapacitetit të transmetimit të energjisë elektrike, por gjithashtu do të përmirësojë ndjeshëm sigurinë dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike për qytetarët tanë në komunën e Ferizajt dhe regjionit si dhe njëkohësisht do të sigurojë edhe rritjen e mundësisë së integrimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në regjion.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata e Ferizajt shpall aktgjykimin ndaj F.V, 19 vjet burgim për vrasje të rëndë

Gjykata Themelore e Ferizajt, sot e ka shpallur aktgjykimin ndaj F.V. Atij iu shqiptua dënimi unik prej 19 vjetësh për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img