20,11,2024

Kosovë, kreditë e këqija arrin në 170 milionë €

Must Read

Derisa kreditë joperformuese vitine kaluar kanë arritut në 170 milionë euro, sektori bankar arriti vlerën prej 94.7 milionë eurosh të profitit, që paraqet shumën më të lartë që nga fillimi i funksionimit të këtij sektori.

Niveli i kredive të këqija në Kosovë, në funt të vitit të kaluar ka arritur në rreth 170 milionë euro ose 10 milionë euro më shumë se një vit më parë. Në fund të vitit paraprak shuma e kredive të këqija kishte arritur në rreth 165 milionë euro, që tregon se kreditë pa mbulesë janë rritur në Kosovës periudhën fundit.

Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se deri në fund të vitit që lamë pas niveli i kredive joperformuese ka arritur në 170 milionë euro apo 6,2 për qind e nivelit të përgjithshëm të të gjitha kredive në vend.

Në raportin vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë vitit që lamë pas shuma e depozitave në vend kishte arritur në 2,7 miliardë euro, ku vërehet një rritje prej 6,5 për qind në raport me vitin paraprak. “Rritjes së depozitave ndër të tjera ka mundur t’i ketë kontribuuar edhe ndërprerja e trendit rënës së normave të interesit në depozita që nga tremujori i dytë i vitit 2015”, thuhet në raport, citon “Zëri”.

Në raportin vjetor të vitit 2015 të BQK-së thuhet se rreziqet ndaj të cilave ekspozohet sektori bankar i Kosovës mbeten në nivel të ulët edhe në vitin 2015. Sipas tyre, për më tepër, sektori bankar regjistroi rënie të ekspozimit ndaj rrezikut kreditor.

“Në vitin 2015 raporti i kredive joperformuese (KJP) ndaj gjithsej kredive zbriti në 6,2 për qind nga 8,3 për qind sa ishte në vitin 2014. Kjo rënie ishte rezultat i zvogëlimit të vlerës së kredive joperformuese, si dhe rritjes së përshpejtuar të stokut të kredive gjatë vitit 2015. Kosova vazhdon të jetë vendi me cilësinë më të mirë të portofolit kreditor krahasuar me vendet e tjera të rajonit, të cilat kanë një mesatare të raportit të KJP-ve ndaj gjithsej kredive prej rreth 16 për qind…”, thuhet në raportin e BQK-së për vitin 2015.

Ndërkaq, duke u bazuar në raportin vjetor të BQK-së thuhet se profiti i realizuar nga sektori bankar në vitin 2015 arriti vlerën prej 94.7 milionë eurosh, që paraqet shumën më të lartë të profitit të regjistruar që nga fillimi i funksionimit të këtij sektori.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img