18,11,2024

Kosovë- 12-të vite Pavarësi dhe Sovranitet, Urime

Must Read

Salihe Salihu- PhD kandidat

Kosova po feston 12-të vjetorin e pavarësisë duke shënuar rrugëtim me synime të qarta por me procedura të komplikuara. Në përshkrim nga këndvështrimi i brendshëm, Kosova ka aspirim që të ndërton shtetin dhe të pranohet anëtarë në Unionin Europian dhe në instancat tjera ndërkombëtare, Organizata e Kombeve të Bashkuara, Këshilli i Europës etj.

Kjo aspirate e shtetit të Kosovës është ndeshur me hezitime e ngurtësi, pasi që arritshmëria dhe përmbushja e kësaj aspirate ishte e mbushur me X-a dhe Y-na që na shkaktonin hezitim, nëse po menaxhojmë mirë me këtë proces. Nuk mungonte as ngurtësia kur viheshim në rrethana të panjohura.

Pos kësaj, jo rrallëherë qasja drejt ketij udhëtimi ishte ambivalente sepse nuk ishim 100% këmbngulës për ti kryer detyrat e shtëpisë dhe për t’iu përgjigjë kërkesave të parashtruara.

Nga ky hezitim, ngurtësi dhe ambivalencë humbëm në intensitetin veprues për të qenë përballë rrethanave e proceseve kohore. Deshtëm apo nuk deshtëm ta pranojmë ky ishte udhëtimi i prolonguar i shtetit të Kosovës në procesin për anëtarësim në Unionin Europian. Dhe kur Kosova i shpejtoj hapa në këtë udhëtim proceset kohore i ndryshuan rrethanat ndërkombëtare në disfavor të shtetit të Kosovës.

Po të shikohet ky përvjetori i 12-të i shtetit të Kosovës nga këndvështrim ndërkombëtar dalin edhe më qartë vështirësitë e Kosovës për të arrit drejt finalizimit të aspiratave të veta. Këto ishin pengesa të shkaktuara nga faktorë të jashtëm.

Në fakt, që në zanafillën e shtetësisë së Kosovës u paraqitën sfida që dukeshin qartazi me qëllime tendencioze dhe kërcënuese. Këto tendenca dhe kërcënime burojnë drejpërdrejt nga Serbia por që u përkrah nga Rusia. Në vazhdimësi puqja e interesave të Serbisë me të Rusisë u njësuan dhe vepruan pa-ndalur me ofanzivë diplomatike kundër pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Zhurma diplomatike e Serbisë dhe Rusisë që 12-vjet e pengoj shumë dhe e vështirësoj avancimin e shtetit të Kosovës por nuk arritën ta zhbëjnë pavarësinë e shtetit të Kosovës. Të gjitha sfida i përballuan dhe i sfiduam, mirëpo njëkohësisht jemi koshient se ky sukses u arrit me ndihmën e faktorit ndërkombëtarë, të aleatëve tanë Perëndimor.

Pas 12-vjetëve pavarësi shteti i Kosovës është falendëruese për gjithë aleatët besnikë të saj. Prandaj, në këtë përvjetor urojmë që ta ruajmë këtë relacion sepse Kosova duhet të jetë mirënjohëse miqëve të vet ndërkombëtarë.

Duke e ruajtur e forcuar relacionet me miqët tanë dhe duke ecur drejt aspiratave të veta Kosova do të tregoj qëndrushmërinë dhe pacenushmërinë e sovranitetit të shtetit të Kosovës.

Kosovë, Urime 12 vjet Pavarësi!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img