18,11,2024

Kosovarja shofere e një autobusi në Zvicër

Must Read

Ka mbi 8 vjet që Vjollca e ushtron këtë profesion në qytetin Biel të Zvicrës, qytet ky në të cilin ajo jeton qe 25 vjet. Në një intervistë për portalin rtv21.tv, ajo ka folur rreth profesionit të saj dhe sfidave që ka kaluar.Shoferja nga Kosova e posedon lejen për të vozitur autobus që prej vitit 2006, mirëpo punon prej vitit 2009 në qytetin Biel.“Ndjenja është shumë e veçantë për dy arsye, dëshira jem është vozitja e automjeteve me peshë të rëndë, e dyta vullneti i madh për këtë punë dhe shërbimi i popullit ku jetoj dhe punoj”, ka rrëfyer ajo për profesionin e saj.Vjollca ka treguar se familja e saj e ka mbështetur e sidomos bashkëshorti për të cilin tha se ka qenë motivi më i madh që ka pasur.“Ka qenë ëndërr e imja më vozit autobusa! Motivimin ma të madh e kam pas nga bashkëshorti im”, ka treguar ajo. Ajo nuk hezitoi të tregojë për mënyrën se si është pritur profesioni i saj nga familja dhe shoqëria. “Shumë mirë, familja jem është shumë krenare gjithashtu populli im janë të kënaqur po edhe nacionalitet tjerë”, theksoi ajo.Në pyetjen se a do të ushtronte një profesion të tillë në Kosovë nëse do t’i jepej mundësia, Vjollca tha: Po me shumë dëshirë kisha punu në Kosovë me na i ofru kushtet sikur shteti Zvicrës! Kushtet i kemi të mira në punë edhe puna kryhet me seriozitet dhe përgjegjësi shumë të madhe.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img