09,11,2025

Kosovarja në mesin e 10 grave të shquara të Skocisë

Must Read

Në organizatën e njohur skoceze, ‘Saltire Society’, në mesin e ‘Grave të Shquara të Skocisë’ për vitin 2017, ka hyrë edhe Remzije Sherifi, një shqiptare nga Kosova.

Remzije Sherifi është nga Gjilani dhe ka shkuar në Skoci në vitin 1999 kur u evakuua nga një kamp në Maqedoni.

Deri në vitin 1992, kur u përjashtua nga puna, Remzija ka punuar si radio-gazetare dhe producente. Në Skoci ajo ka treguar sukses duke e udhëhequr shoqatën ‘Maryhill Integration Network’ e cila merret me zbatimin e programeve që kanë të bëjnë me shëndetin, arsimin, artin dhe vallëzimin e që kanë për qëllim afrimin e komuniteteve, transmeton Telegrafi.

Në mesin e grave të zgjedhura për këtë vit është Myrtle Simpson, eksploruese e Arktikut; baronesha dhe profesoresha e forenzikës, Sue Black; kritikja e teatrit, Joyce McMillan; dhe këngëtarja Horse McDonald.

Personalitetet e shquara për vitin e kaluar kanë qenë JK Rowling, Annie Lenox, Sara Brown, kurse për vitin 1015 në mesin e të zgjedhurve ka qenë edhe Nicola Sturgeon, politikne e njohur britanike dhe Ministria e Parë e Skocisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img