16,11,2024

Kosovarit ia grabisin 4 mijë euro hajnat serbë në Kralevë (FOTO)

Must Read

Rrahman Krasniqi bashkë me gruan e tij, në mbrëmjen e 28 marsit, ishte duke u kthyer nga Kosova për në Francë, kur në Kralevë të Serbisë nga disa persona u detyrua që ta ndalë veturën në rrugë, për të pasuar me një grabitje nga e cila pësoi me vjedhjen e afro 4 mijë eurove dhe dokumenteve personale

Sikur të mos mjaftonte me kaq, familja kosovare që ishte në pushimet në vendlindje pësoi edhe me dëmtim të veturës nga ana e hajdutëve serbë.

Afro 4 mijë euro si dhe disa gjëra të tjera me vlerë ia vodhën kosovarit Rrahman Krasniqi disa hajdutë serbë në Kralevë të Serbisë, në mbrëmjen e 28 marsit.

Krasniqi ka rrëfyer për Gazetën Express, momentin kur të martën e kaluar, dy vetura në këtë pjesë të Serbisë ia thyen xhamin dhe shqyen gomën e prapme të veturës me të cilën kishte ardhur për pushime në Kosovë.

Ai thotë se rastin e ka lajmëruar në stacionin policor në Kralevë por që deri më tani lidhur me këtë çështje nuk ka asnjë të dyshuar.“Jetoj në Kaçanik, prej pushimit kam qenë duke u kthyer për Francë. E kemi ndal veturën në Kralevë për të pushuar bashkë me gruan. Por pas disa minutave kanë ardhur dy vetura dhe na kanë thyer xhamin si dhe marrë dy çanta të cilat përmbanin dokumente si dhe disa gjëra tjera me vlerë”, ka rrëfyer Krasniqi të hënën.

Ai thotë se nuk ka mundur që t’i evidentojë personat të cilët kryen grabitjen, por që, sipas tij, njëra veturë ka qenë e tipit xhip.

Thotë se ka provuar që të shkojë pas tyre por që goma e veturës ka qenë tërësisht e shqyer nga grabitësit serbë.

“E kam thirë policinë serbë, kanë ardhur pas një 30 minutave.  Ju kamë thanë policisë se po i ndërrojë gomat, policia doli me shikua terrenin, pas asaj shkuam në stacion të policisë ku edhe e paraqita rastin”, ka thënë ai.

Tutje Rrahman Krasniqi rrëfen se hajdutët serbë i  kanë marrë 3 mijë e 990 euro, qaforen e shoqes që ka qenë në çantë, dy unaza, çelësat e veturës dhe banesës, komplet dokumentacionin e Francës, kuletën e gruas dhe kartelën e bankës, derisa ai po kthej nga pushimet në Francë, përmes Serbisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img