02,02,2026

Kosovari thyen rekord, mban topin me kokë për 50 minuta (Video)

Must Read

10-agushi

Për 50 minuta pa ndërprerje ka përshkuar 7 kilometër e 100 metër brenda rrugëve të Shkodrës duke xhungluar topin me kokë ndërsa makina ishte në lëvizje.

Kështu shqiptari nga Kosova Agim Agushi zgjodhi të thyejë rekordin botëror, duke promovuar edhe bukuritë e kryeqendrës së veriut, Shkodrës.

Pjesa më e vështirë e këtij rekordi ishte kalimi në zonën muzeale të qytetit, ndërsa finalizimi i këtyre 7.1 kilometrave, aq sa për tu thyer rekordi që mbante Turqia u bë në sheshin përpara bashkisë së Shkodrës.

Në shenjë falënderimi për kampionin nga Kosova, qytetarja e parë e Shkodrës Voltana Ademi i rezervoi një pritje zyrtare në hollin e institucionit që drejton.

Tashmë edhe Shkodra është bërë pjesë e librit të rekordeve botërore të xhunglimit të topit me kokë, ndërsa automjeti është në lëvizje. Një privilegj ky që ju dhurua nga kosovari Agim Agushi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen pesë persona në Kaçanik për tentim të vjedhjes së rëndë

Më 01.02.2026, rreth orës 01:40, policia në Kaçanik ka pranuar informacione se dy persona po tentonin të thyenin dritaren...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img