Labinot Sherifi një i ri nga Kosova me vendbanim në Londër këtë verë ka vendosur që me biçikletë të ec nga Londra në Prishtinë dhe të kalojë me mijëra kilometra rrugëtim dhe të krijojë idenë se nuk është mjet transporti vetëm, aeroplan, autobus, vetura etj, por edhe mjeti që sot kalon shpejtësinë e rreth 50 km.
Ai këtë rrugëtim ia ka dedikuar Kosovës.
“Këtë rrugëtim i kam dedikuar Kosovës, për 10 vjetorin e pavarësisë së saj. Kjo është një gjë shumë e vogël që mund të bëj, por sa do e vogël të jetë është dhe modeste, është një mundësi që po jap për Kosovën dhe sakrificën e saj sublime që ka bërë populli i Kosovës”, tha ai për RTKlive.